Bilbilët e Tropojës sjellin këngë së bashku

0
153

Fatmira Breçani dhe Aranit Hoxha vijnë me një bashkëpunim.

Të dy njihen si këngëtarët më të mirë shqiptarë.

Fatmira Breçani nga Tropoja, këndon që nga vitet e ’70 e edhe ka edituar shumë këngë që konsiderohen pasuri kulturore e vendit.

Ajo është dekoruar me çmim presidencial.

Ndërsa Aranit Hoxha është tenor. I angazhuar si solist në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve.

“S’na La Ky Marak 2021” – Muzika e këngës u punua nga Kol Susaj, teksti u shkrua nga Gjokë Beci, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alban Arifi.

Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.