Artmotion sjell risi me pakot më të reja në treg! Programacion e internet të shumëfishuar si asnjëherë më parë!

0
107

Kompania Artmotion gjithmonë duke u përshtatur kërkesave të klientëve perfeksionon shërbimin duke lansuar pakot më të reja në treg. Kategorizimi i këtyre pakove duke filluar nga Pako Start, Ekstra dhe Kampion sjellin internet të shumëfishuar dhe ligat më unike sportive në vend e këtë radhë duke shtuar edhe 5 kanale të reja sportive përfshirë edhe Ligën Turke të Futbollit!

Artmotion sjell risi në tregun e Kosovës me perfeksionimin e shërbimit dhe kualitetit në secilën pako për klientët e vendit. Vlera e shtuar e këtyre pakove është shumëfishimi i shpejtësisë së internetit dhe ofrimi i pesë kanaleve të reja sportive duke sjellur në shtëpitë e secilit klient ligat më të fuqishme sportive, e kanalet e transmetimit të filmave, serialeve, emisioneve e dokumentarët më të shikuara të kohës  vendore dhe ndërkombëtare.

Adhuruesit e serialeve të kinematografisë turke do të kenë mundësi të shikojnë kanalin më të ndjekur në vend Alsat M duke filluar nga Pako Start, kanalet më të ndjekura vendore Klan Kosova, Klan TV, Dukagjini TV, Kanal 10, T7, 14 kanale origjinale të platformës  nën epitetin Art Kino, Art Doku, Prime, Episode, Beat TV e Prince Kids.

Adhuruesit e Sportit këtë radhë në Pakon Kampion do të përfitojnë pesë kanale të reja sportive, duke zgjeruar kështu gamën programative sportive të cilat Artmotion ofron në tregun Kosovar me ligat më të fuqishme botërore sportive si Champion League, Europa League, Conference League, Ligës Gjermane Bundesliga, NBA, Formula 1, Moto GP, Judo, Superligën e Futbollit Kosovar, Superligën e Basketbollit Kosovar, e këtë radhë premierë në platformën më të pasur programative për të gjithë adhuruesit e ligës turke të futbollit do të transmetohet Superliga Turke në Futboll.

Nën ombrellën e 250 kanaleve, stabilitetit të internetit të secilës pako i është shumëfishuar shpejtësia me fillim nga 100 mbp/s deri në 250mbp/s

Ajo se cfarë është unike mbetet unike, ndërsa perfeksioni nuk ka fund, perfeksioni i radhës në platformën Artmotion mbetet i pa zëvendësueshëm me lansimin e tri pakove më të reja Start, Ekstra dhe Kampion duke filluar nga 15.90 Eur/Muaj.

Për më shumë informata telefononi në  numrin pa pagesë  0800 20 600, apo vizitoni faqen zyrtare https://artmotion.net/kontakt/ ,  për tu informuar rreth adresave të pikave zyrtare të  shitjes së Artmotion në Kosovë.

Perfeksionin e gjeni vetëm në Tjetër Nivel.