Të fikni kamerën nëpër video-telefonata ul me 96% ndikimin tuaj në mjedis

0
40

Një studim i ri nga Universiteti Purdue në SHBA vlerëson se një orë në video-konferencë lëshon midis 150 dhe 1000 gramë dioksid karboni.

Studiuesit zbuluan se lënia e kamerës fikur mund të ndihmojë në uljen e gjurmëve të karbonit. Transmetimi i videove në qartësi standarde në vend të qartësisë së lartë (high definition) mund të rezultojë në një ulje prej 86%.

Të fikni kamerën nëpër video-telefonata ul me 96% ndikimin

Ky është studimi i parë i këtij lloji për të vëzhguar se si infrastruktura e internetit ndikon edhe në përdorimin e ujit dhe tokës, jo vetëm te emetimet e karbonit. Përfundimi ishte mjaft i thjeshtë: sa më shumë video të përfshihen, aq më i lartë është ndikimi në mjedis. Sistemet e transmetimit dhe ruajtjes së të dhënave janë bërë gjithnjë e më efikase, por nga ana tjetër, dëmi i tyre në mjedis është rritur.

“Sistemet bankare ju tregojnë ndikimin pozitiv mjedisor referuar mospërdorimit të letrës, por askush nuk ju tregon përfitimin nga fikja e kamerës ose ulja e cilësisë së videove”, tha Kaveh Madani, i cili drejtoi studimin. “Pra, pa pëlqimin tuaj, këto platforma po rrisin gjurmën tuaj mjedisore.”

Burimi: Euronews, Anabel