“Nuk mbijeton me art në Kosovë, detyrohesh me ik jashtë vendit”

0
185

Sopranoja, Zana Abazi Ramadani e ftuar në emisionin Oxygen ka treguar se sa vlerësohet profesioni i saj në Kosovë dhe sfidat që kanë duke mos pasur as sallë të operës, gjë e cila sipas saj është primare.

Abazi-Ramadani thotë se e bën me shumë dashuri profesionin që ka por sipas saj nuk mbijeton me art në Kosovë dhe detyrohesh me ik jashtë vendit

“Kosova ka mjaft soprano të cilët janë shumë të mirë. Kur më është ardh rasti në intervista kam biseduar rreth çështjes se Kosova nuk ka sall të operës. Salla është e domosdoshme, shtëpia e operës do të siguronte shumë vende të punës, do të ishtë si një fabrikë që punon. Salla e operës dhe e filharmonisë së Kosovës dallojnë në bazë të veprave, Kosova duhet t’i ketë të dyja njëjtë si në Shkup siq janë. Ky zanat nuk paguhet në Kosovë, e as nuk vlerësohet, është vështirë me mbijetu në Kosovë, unë punoj si arsimtare por të tjerët detyrohen me punu diçka tjetër ose detyrohen me ik jashtë vendit. Ne nuk do të ikim nga Kosova por nuk ke ku e ushtron profesionin në Kosovë. Kur jemi në vendin tonë nuk vlerësohemi, kur dalim jashtë po të njejtit na vlersojnë.”  thotë Ramadani.

Sipas Ramadanit profesori dhe prindi e kanë rolin e njëjtë

“Kom pas shumë studenta, të cilët tani janë jashtë duke studiuar. I kam dërguar në master class të ndryshme. Studentët e ndjejnë veten keq nëse nuk e kanë profesorin pranë andaj jam munduar të jam prezente në të gjitha sukseset e tyre. Kjo për arsye se profesori dhe prindi e kanë rolin e njejtë. Duna me e cek se nxënësat që po shkojnë në Evropë, Amerikë e Japoni, janë përgëzuar për teknikën të cilën u kam mësuar unë. Këtë e kanë thënë profesorat jashtë vendit të cilët i kanë udhëzuar të vazhdojnë të punojnë më të njejtën teknikë” shton Ramadani.

Sopranoja Zana Abazi Ramadani ka përfaqësuar Kosovën në shumë vende

“Kam marrë pjesë në operën e Shkupit. Por para kësaj unë kam mbajtur master class me Ermonela Jahon. Pas kësaj më erdhi një ftesë nga Tirana për operën “Rigoletto”, e arrita këtë rol. E njejta operë u kërkua të performohej edhe në Shkup. Pas kësaj kisha ftesë në një festival evropian, festival në të cilin kishte performuar edhe Inva Mula. Soprano Inva Mula ka qenë përkrahje shumë e madhe për mua.” thotë Zana Abazi Ramadani

Kosova nuk investon sa duhet në kulturë dhe nëse një shtet nuk ka kulturë, nuk ka asgjë u shpreh Ramadani.

“Shkollimin e kam përfunduar në Kosovë dhe Francë. I falenderohem shumë profesorave të cilët kanë investuar në ndërtimin tim si profesioniste. Kultura rënditet në vendin e parë, nëse një shtet nuk ka kulturë, ai shtet nuk ka asgjë. Nëse një shtet dëshiron të jetë i fortë duhet të ketë primare kulturën dhe shëndetësinë.” thotë Ramadani.

Pandemia ndikoi që të mos realizohen të gjitha projektet artistike në vitin e kaluar, artistët shpresojnë që këto aktivitete do të mbahen pas pandemisë.

“Gjatë pandemisë kam qenë aktive me ligjerata online. Kemi realizuar së bashku me orkestrën “NewBorn”, versionin tonë të këngës “Vet’ ke mbetë”, kanë qenë disa koncerte që kemi prit pas pandemisë me i realizu por për shkak se pandemia u zgjat nuk kemi arrit me i mbajt këto koncerte. Më kanë ftuar në Greqi të performoj, një operë tjetër e cila është opera e parë shqiptare në Maqedoni, quhet “Skënderbeu” por të gjitha këto performanca u anuluan për shkak të mbylljes, me shpresë që do të mbahen pas një kohe kur të lirohemi” shton për fund Zana Abazi Ramadani./oxygenpress.info