“Mossad” – shërbimi inteligjent më i sofistikuar në botë

0
276

“Mossad”, shërbimi inteligjent kombëtar izraelit, u themelua ml 13 dhjetor 1949.

Ai është një nga njësitë e inteligjencës në Izrael, krahas Aman (shërbimi inteligjent ushtarak) dhe Shin Bet (shërbimi që kujdeset për sigurinë e brendshme).

Mossad është shkurtimi i “Ha’Mossad leModi’in u’leTafkidim Mejuhadim” (Instituti për Informacionin dhe Operacionet Speciale).

Mossad është përgjegjës për grumbullimin e të dhënave, mbulimin e operacioneve dhe kundërterrorizmit, si dhe për sjelljen e hebrenjve në Izrael nga vendet ku zyrtarisht agjencitë “Aliyah” (Emigrimit) janë të ndaluara, si dhe mbrojtjen e komunitetit hebre. Drejtori i tij i raporton direkt Kryeministrit të Izraelit.

Mossad u themelua, më 13 dhjetor 1949, si “Instituti Qendror për Koordinimin” me rekomandimin e Kryeministrit David Ben-Gurion. Drejtori i parë është Reuven Shiloah (1949–53).

Më pas Mossad është drejtuar nga Isser Harel (1953–63), Meir Amit (1963–68), Zvi Zamir, (1968–73), Yitzhak Hofi (1973–82), Nahum Admoni (1982–89), Shabtai Shavit (1989–96), Danny Yatom (1996–98), Efraim Halevy (1998–2002), Meir Dagan (2002–2011) Tamir Pardo (2011-2016).

Drejtori aktual i Mossad është Yossi Cohen (nga viti 2016).

Një nga operacionet më të mëdha të realizuara nga Mosad dhe që i dha atij famë ndërkombëtare dhe prestigj në botë si një shërbim efikas është zbulimi dhe arrestimi në vitin 1960 i liderit nazist, Adolf Eichman në Argjentinë.

Një ekip me pesë agjentë të Mossad, të udhëhequr nga Shimon Ben Aharon realizuan misionin.

Pas përgjimit, verifikimit ata arrestuan Adolf Eichman, i cili në Argjentinë fshihej me emrin e rremë Ricardo Klement. Adolf Eichman u soll në Izrael, u gjykua për krimet e bëra dhe u dënua me vdekje në 1 qershor 1962.

Operacion tjetër i madh është rrëmbimi i arkivës bërthamore sekrete të Iranit, në Teheran.