Cilat janë ushqimet e shëndetshme që bëjnë dëm nëse konsumohen më shumë seç duhet?

0
87

Vërtet ushqimet e shëndetshme duhen konsumuar na pëlqejnë ose jo, por nga ana tjetër duhet të dini se çdo gjë ka masë. Nëse kjo masë kalohet, mund të ndodhë që si rezultat të marrim veprimin e kundërt. Pra, ushqimet e shëndetshme të na bëjnë dëm. Cilat janë ato?

Portokallet dhe domatet

Këto ushqime përmbajnë acid, prandaj shkaktojnë probleme në stomak, nëse konsumohen me tepri. Mos konsumoni më tepër se 2 portokalle dhe 2 domate në ditë, dhe nëse keni probleme me stomakun, mos i konsumoni Brenda një dite, këto dy ushqime.

Peshku ton-i konservuar

Ekzagjerimi me ngrënien e peshkut ton bëhet i rrezikshëm, pasi peshku përmban mërkur më shumë se çdo lloj tjetër. Mërkuri, në nivele të larta çon në problemem me shikimin, dëgjim dhe të folur me problem, dobësim muskujsh, mungesë koordinimi.

Uji

Ndonëse hidratimi është çelësi i shëndetit të mirë,konsumi i ujit më shumë seç duhet shkakton helmim. Nëse pini shumë ujë, ulen nivelet e kaliumit në gjak. Kjo çon në dëmtim të trurit.

Sa ujë duhet të pini? Kini parasysh ngjyrën e urinës tuaj: nëse është gjithmonë e qartë, ulni sasinë e ujit që pini.

Spinaqi

Spinaqi është burim i shkëlqyer proteine, fibrash, vitaminash dhe mineralesh. Ai gjithashtu përmban luteinë, një karotenoid që parandalon humbjen e shikimit. Në të njëjtën kohë spinaqi përmban edhe oksalat, një përbërje që formon gurë në veshka. Pacientët me gurë në veshka, bëjnë mirë ta shmangin konsumin e tepërt.

Proteinat nga kafshët

Nëse ju i merrni proteinat vetëm nga mishëra me pak yndyrë si pula ose të bardhat e vezëve, duhet të ndryshoni dietën. Studiuesit thonë se konsumi i proteinave nga kafshëy është i dëmshëm, madje edhe rrit riskun për kancer. Si ta rregulloni? Merrini proteinat e nevojshme nga bimët, si arrat, farat dhe fasulet.

Burimi: Women’s Health