Sot Dita e fluturimit të njeriut në hapësirë – 60 vite më parë

0
81

E themeluar nga OKB-ja, kremtohet sot “Dita e fluturimit të njeriut në hapësirë”, që përkujton fluturimin në orbitë të rusit Yuri Gagarin. Ishte 12 prilli i vitit 1961. Realizohej një ëndërr, ëndërruar që në thellësitë mitike të njerëzimit!

Miti i fluturimit të njeriut në hapësirë

Me fantazi, njeriu i parë pati flutuar që heret mes yjesh. Duke imituar zogjtë, pati krijuar një atë, Dedalin, njeriun e parë që prodhoi flatrat. Për t’ia ngjitur, pastaj, me dyll, të birit, Ikarit, që fluturoi i pari në hapësirë. Duke e paguar shtrenjt etjen e njeriut për fluturime. I pushtuar nga entuziazmi, e harroi porosinë për të mos iu afruar tepër diellit, që ia shkriu dyllin, me të cilin qenë ngjitur flatrat. E e bëri të binte pingul në det, i ndjekur nga mijëra sy zogjsh në fluturim. Por pasi kishte shuar një etje të paprovuar nga askush para tij.

Është pikërisht kjo ëndërr, e bërë realitet, në bazën e kremtimit të kësaj dite, kur ëndrrat e reja të njerëzimit ua kanë kaluar tepër edhe fantazive mitike. Bazat hënore, e kolonitë marciane, deri tek turizmi në hapësirë; këtë ëndrron sot njerëzimi, e po këtë kremton edhe Dita ndërkombëtare 2019 e fluturimit njerëzor në hapësirë, nën shenjën e ndryshimeve të mëdha në horizont.

Veprimtari festive në mbarë botën

Të shumta takimet, në mbarë botën, nga SHBA-të, në Sudan e Nepal, deri në Antarktide, ku janë mobilizuar amerikanet Palmer Station e South Pole. Dhjetra takime edhe në Evropë. Në Itali, Planetarët e Lecco-s e të Cagliari-t, ia kushtojnë astronautëve, ngjarjet kremtore.

Përkujtohet fluturimi i njeriut të parë, Yuri Gagarin, në orbitë

E themeluar nga Kombet e Bashkuara, përmes zyrës së tyre për punët kozmike(Unoosa), Dita e fluturimit të njeriut në hapësirë kremton fluturimin e Yurit Gagarin i cili, më 12 prill 1961, ishte njeriu i parë, që arrinte në orbitë dhe e admironte Tokën, ashtu siç nuk kish mundur ta bëjë as njeriu mitik.

Po shoh tokën, rrethuar me mjegull

“Po shikoj tokën, mbështjellë me mjegull. Ndjehem mrekullisht mirë. Ç’bukuri mahnitëse!”. Këto, fjalët e para të Gagarinit nga hapësira, ku rrotullohej, në bord të kapsulës Vostok. Ishte fillimi i aventurës, nisur në bazën e asokohshme ruse Baikonur, në Kazakistan, prej nga edhe sot e kësaj dite vijojnë të nisen për fluturime edhe më të guximshme, anijet kozmike ruse Soyuz që, pas daljes nga skena të Space Shuttle amerikane, sot janë të vetmet, që mund të çojnë ekuqipazhe njerëzore në orbitë.

Anijet kozmike në fluturim, njëra pas tjetrës

Që asokohe nisi gara e pandërprerë për të zënë vendin e parë: më 18 mars 1965, sovjetiku Aleksej Leonov ishte njeriu i parë që shëtiste ndërmjet yjeve. Ndërsa më 20 korrik 1969, amerikani Neil Armstrong linte mbi trojet e Hënës, gjurmën e të famshmit “hap i vogël për njeriun, tejet i madh për njerëzimin”.

Shtëpia e parë njeriut mes yjesh

Në vitin 1971 njeriu pati edhe shtëpinë e parë ndër yje, me stacionin spacial sovjetik Saljut, pasuar nga dhjetë strehë të tjera yjore. Ëndërr, që nuk kishte guxuar ta ëndërrojë as njeriu mitik e që e realizoi Stacioni spacial ndërkombëtar (i lindur nga bashkëpunimi ndërmjet Nasës, Rusisë, Evropës, Kanadasë e Japonisë si dhe kinezes Tianggong) i cili hyri në atmosferën e tokës, jashtë kontrollit, në agimin e Pashkës së vogël, duke rënë, për fat të mirë, mbi Oqeanin Paqësor. Tani sytë njerëzorë drejtohen nga e ardhmja edhe falë arritjes së sipërmarrjeve private, që bashkëpunojnë me Nasa-n e, pas fluturimeve tregtare, do t’i hapin portat turizmit në hapësirë. Ndërsa objektiva të tjera, ambicioze, i sjellin sytë drejt Hënës e Marsit.