Kontinenti i tetë: Për çfarë shërben struktura lundruese

0
84

Quhet kontinenti i tetë dhe është një dizajn i vlerësuar me Grand Prix 2020 për arkitekturën dhe inovacionin e detit nga Fondacioni Jacques Rougerie.

Një projektuese në Zaha Hadid Architects në Londër, e nisi projektin e saj teksa mbronte tezën për studimet master në Universitetin e Arteve të Zbatuara në Studio Hani Rashid, pjesë e Institutit të Arkitekturës në Vienë. Prej kohësh, ajo studionte ndotjen e oqeanit.

“Kam kuptuar se sa të shkatërruar janë oqeanet dhe sa specie janë zhdukur, sa ndotje ka dhe se pjesët ku mund të mos ketë qenë kurrë një qenie njerëzore, ndiejnë efektet e aktiviteteve tona”, tha ajo për Euronews.

Projekti i saj është një stacion lundrues që shërben si një “organizëm i gjallë dhe plotësisht i vetë-qëndrueshëm”.

“Isha duke kërkuar specie detare, kafshë dhe bimë. Po studioja se si ata ndërveprojnë me të vërtetë me mjediset e ujit, se si mund të korrin energji dhe si veprojnë me ushqimet, për shembull.”

Kontinenti i tetë jo vetëm që pastron oqeanin, por gjithashtu rikthen shëndetin e tij. Stacioni heq plastikën nga deti dhe strehon njerëzit që shkojnë për objekt kërkimi dhe studimi. Gjithashtu ka një qendër riciklimi të plastikës në oqean. Prodhon energjinë e vet dhe është e pajisur me serra dhe qendra të kripëzimit.