Zgjedhjet në Shqipëri: Albin Kurti shpreh mbështetjen ndaj Kreshnik Merxhanit

0
37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke i përkrahur të tre kandidatët që garojnë si të pavarur në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, por që vijnë Lëvzija Vetëvendojse, Qendra në Shqipëri.

Sipas Kurtit, Gjirokastra është thesar botëror dhe thotë se ai nuk njeh udhërrëfyes më të mirë për atë qytet se Kreshnik Merxhani.

“Kreshnik Merxhani përveçse është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është një prej specialistëve më të mirë shqiptarë në fushën e trashëgimisë kulturore, si arkitekt restaurues. Ai ka kontribuar shumë, me ekspertizën e vet, jo vetëm për restaurimet e perlave gjirokastrite, por edhe për mbrojtjen e Gjirokastrës e Beratit nga UNESCO”.

“Kapaciteti profesional i Kreshnikut dhe lidhjet e tij të mira me institucionet ndërkombëtare si UNESCO, EuropaNostra etj. do të na duhen shumë edhe në Kosovë, për të ruajtur e promovuar trashëgiminë tonë botërore”, ka shkruar Kurti, përcjell Klan Kosova.

“Kur kam shëtitur në Gjirokastër me Kreshnikun, kam kuptuar se sa shumë e respektojnë qytetarët. Ai vërtet e njeh Gjirokastrën në çdo gur e çdo rrasë. Përmes shpjegimeve të tij arrita të kuptoj më thellësisht botën kadareane”.

Kurti po ashtu ka bërë të ditur se do ta vizitojë edhe Përmetin e Frashërin, Këlcyrën, Tepelenën, Libohovën e Memaliajn.

“Arkitekti Kreshnik Merxhani është kandidati që unë mbështes në zgjedhjet e 25 prillit. Ai kandidon në Qarkun e Gjirokastrës, numri i tij është 13”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.