UP-ja e dërgon Ardian Kastratin në Këshillin e Etikës për gjuhën denigruese ndaj Vjosa Osmanit

0
306

Universiteti i Prishtinës ka bërë të ditur se çështjen e gjuhës denigruese të profesorit Ardian Kastrati ndaj presidentes Vjosa Osmani e ka dërguar për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës.

Këshilli i Etikës është organ i pavarur i UP-së, i emëruar nga Senati, me qëllim të trajtimit në mënyrë meritore dhe sipas ligjit, çështjet e tilla brenda UP-së, siç bëhet e ditur në një njoftim për media.

“Meqenëse puna në Universitetin e Prishtinës bazohet në vlerat themelore të arsimit të lartë, jemi të përkushtuar që mjedisi universitar të jetë i sigurt, nxitës, pa diskriminim dhe respektues i plotë i të drejtave të njeriut”, thuhet tutje.