Lirohet nga detyra Qazim Rrahmani, në vend të tij emërohet Resul Makreshi

0
107

Kryeministri Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rahmani.

Nëpërmjet një letre drejtuar shefit të ekzekutivit, zëvendësministri Rrahmani ka kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij. Arsyeja e dorëheqjes së zëvendësministrit Rrahmani është angazhimi në një pozitë tjetër pas konsultimeve me subjektin të cilit i takon.

Në vend të Rrahmanit, Kryeministri Kurti e ka emëruar Resul Makreshin.