Von Cramon: Pamë një përpjekje të Kurtit për t’i shantazhuar partitë me Ligjin për Zgjedhjet

0
48
Viola von Cramon-Taubadel
Viola von Cramon-Taubadel

Deputetja e Parlamentit Evropian Viola von Cramon, ka reaguar ndaj zhvillimeve të ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës lidhur me Ligjin për Zgjedhjet.

Ajo tha se mbrëmë u pa një përpjekje e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për t’i shantazhuar partitë politike.

Von Cramon theksoi se kjo është e papranueshme dhe se qeveria duhet të punojë me opozitën.

“Ky nuk ishte një fillim i mirë i Kuvendit të Kosovës. Të gjithë kemi pritur të shohim një votim të qetë për Presidentin e ri të Kosovës, por përkundrazi kemi parë një përpjekje jashtëzakonisht shqetësuese të Kryeministrit, Albin Kurti për të shantazhuar subjektet e tjera politike lidhur me Ligjin për Zgjedhjet”.

“Kjo nuk është e pranueshme dhe sigurisht nuk është mënyra se si kemi pritur që qeveria e re e Kosovës të bashkëpunojë me deputetët dhe partitë. Ligjet duhet të përgatiten siç duhet”.