Revista indiane “BW Businessworld”: Rita Ora, “Gruaja më influencuese e vitit”

0
59

Është Rita Ora, këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.

Ajo zuri ballinën e revistës indiane për biznes, “BW Businessworld”, e ka zgjedhur si “Gruan më influencuese të vitit”.

Ora publikoi fotografinë nga kopertina e numrit të ri të kësaj reviste dhe falënderoi median për vlerësimin.

Kujtojmë se Rita Ora prej disa muajsh po qëndron në Australi, pasi është e angazhuar në spektaklin televiziv “The Voice”.