Futbollisti shqiptar i cili ngriti flamurin e Kosovës në kolegjin e Çikagos

0
183

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Andi Kallaba shumë i njohur në Chicago por tani edhe në shtetin e Illinois.

Në janarin e vitit të kaluar në ceremoninë e zhvilluar mes lojtarëve më të mirë të shkollave të mesme, Kallaba është përzgjedhur si mesfushori më i mirë me 23 gola të shënuar në Çikago.

Por si duket sukseset nuk kanë të ndalur për Kallaban, Andi është regjistruar në një kolegj në Çikago, kolegj në të cilin është kulturë të ngrihet flamuri i vendit nga është prejardhja e atij nxënësi.

Andi ka ngritur flamurin e Kosovës dhe ky flamuri do të valvitet aty derisa Andi të përfundoj kolegjin.

Këtë e ka bërë të ditur babai i Andit përmes një postimi në llogarinë e tij.