3256 qytetarë në Kosovë janë regjistruar për tre ditë për vaksinim kundër COVID-19

0
80
Agjensia Shtetërore e Informacionit (ASHI) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka ofruar në kuadër të platformës ekosova, linku: https://ekosova.rks-gov.net/, shërbimin shëndetësia përmes së cilit qytetarët mund të aplikojnë për regjistrim për të marrë vaksinën kundër COVID-19.

Për çfarëdo problemi që qytetarët mund të hasin gjatë aplikimit, mund ta adresojnë atë përmes imel adresës : ekosova@rks-gov.net dhe ne faqen e-kosova në rrjetin social facebook.
Gjatë tre ditëve të para të aplikimit përmes platformës ekosova.rks-gov.net janë regjistruar 3256 qytetarë për vaksinim kundër COVID-19, prej të cilëve 316 persona mbi 80 vjeç; 1435 të moshës 61-80 vjeç, kurse pjesa tjetër janë të moshës nën 60 vjeçe.
Deri në mesditën e sotme, në Kosovë janë vaksinuar 1228 qytetarë, profesionistë dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore, me vaksinën AstraZeneca.