Federata Spanjolle publikon të dhënat e ndeshjes, Kosovës nuk i referohet më si “territor”

0
47

Pas shumë raportimeve nëpër gazetat spanjolle se Kosova nuk do të paraqitet si shtet i pavarur në ndeshjen përballë Spanjës, por vetëm si “territor” dhe se himni i Kosovës nuk do të paraqitet si himn shtetëror por vetëm si “muzikë e dhuruar nga territori i Kosovës”, më në fund vet Federata e Futbollit të Spanjës, Kosovës nuk i është referuar si “territor” dhe ka vendosur që ndeshja të luhet sipas standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s.

 

Kujtojmë se Federata e Futbollit të Kosovës ka paralajmëruar se nëse Kosova nuk do të paraqitet në fushë nëse nuk do të jenë simbolet e Kosovës dhe himni i saj.

Kosova sonte me fillim nga ora 20:45 do të përballet me Spanjën, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”.