Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Industrisë

0
99

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po vazhdon që ta kompletojë stafin që do të shërbejnë në qeveri dhe dikasteret e saj.

Ai me këtë rast ka emëruar Getoar Mjekun, në pozitën e zëvendësministrit të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Mjeku, nëpërmjet Instagramit.

Deri më tani, që prej formimit të qeverisë, Kurti ka përzgjedhur pesë zëvendësministra.

Përveç Getoar Mjekut, në pozitën e zëvendësministrave janë vendosur Hysen Durmishi (Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës), Enver Dugolli (Ministria e Mbrojtjes), Blerim Sallahu (Ministria e Drejtësisë) dhe Ilir Aliu (Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve).