Kosova bëhet me abetare për personat me aftësi të kufizuara

0
255

Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, me status Shoqatë, themeluar me 4 mars 2007 nga prindër të personave me sindromën Down.

Down Syndrome Kosova është organizatë nacionale e komunitetit e shtrirë me shërbimet e veta në katër zona rajonale të Kosovës; Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj.

Kjo shoqatë ka punuar dhe vazhdon te punojë fuqishëm në mbrojtje dhe realizim te te drejtave te personave me sindromën Down, deri me tani ka inicuar nisma inovatore të suksesshme të cilat kanë prekur drejtpërsëdrejti nevojat dhe interesat e komunitetit të cilat janë vlerësuar të dobishme dhe me interes të përgjithshëm shoqëror.

Sebahate Beqiri, drejtoresh e Shoqatës Down Syndrome Kosova e ftuar në emisionin Oxygen ka biseduar për shumë çështje më rëndësi për këtë kategori.

Të drejtat e personave me aftëzi të kufizuara nuk realizohen në Kosovë, duke filluar nga arsimi andaj Beqiri ka apeluar që kërkesat e tyre dhe shërbimet të plotësohen.

“Kemi shumë çështje me bisedu, për të drejtat që nuk u realizohen personave me aftësi të kufizuara edhe pse ligji u garanton këto të drejta. Duke filluar nga arsimimi, kemi shumë mangësi në shkolla nga infrastruktura deri tek stafi mbështetës i cili është i nevojshëm. Prindërit janë ata që e mbështesin gjithëpërfshirjen, duhet të jenë institucionet. Shteti duhet të i krijoj kushtet për gjithëpërfshirje në shkolla për personat me aftësi të kufizuar, numri i asistentëvë nuk i plotëson as nevojat minimale për këtë kategori.” thotë Beqiri

Sipas Beqirit, institucionet kanë buxhet për të plotësuar kushtet e përsonave me aftësi të kufizuar dhe zbatuar ligjet që lidhen me këtë kategori.

“Ne si shoqatë kemi hartuar edhe manuale, me e lehtësu punën e mësuesit për personat me aftësi të kufizuara por krahas kësaj situate ende nuk ka përmirësim. Këto kërkesa duhet me i dëgju Ministria e Arsimit dhe komunat pasi ne vazhdimisht kemi adresuar kërkesa. Gjithmonë kemi hasur në përgjigje negative pasi sipas tyre nuk ka buxhet të mjaftueshëm por sipas mënyrës se si po e ndajnë buxhetin, nuk duket që nuk ka.”thotë ajo

Beqiri u shpreh optimiste për kontributin e personave me aftësi të kufizuar, nësë shteti investon dhe punon në lidhjen me arsimimin dhe punësimin e këtyre personave.

“Nëse investohet në fëmijërinë e hershme, nesër ky person me aftësi të kufizuar do të jetë në gjendje të kontriboj në shoqërinë tonë. Nuk duhemi të ndjehemi krenar me numrin se sa nxënës e vijojnë shkollën, por sa nga ata dijnë shkrim dhe lexim, kur të dalin këto të dhëna do të kuptohet situata aktuale e gjithëpërfshirjes dhe shërbimeve që u ofrohen.” shton Beqiri

Nëse zbatohet ligji do të kishte numër shumë më të madh të personave me aftësi të kufizuar të cilët do të ishin të punësuar.

“Ligji për riaftësimin, aftësimin dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuar thotë se çdo institucion publik dhe privat i cili ka 50 të punësuar, i 50 duhet të jetë me aftësi të kufizuar. Para disa vitesh kemi qenë të fokusuar në edukimin e hershëm duke hartuar manule, mbajtur trajnime por sa i përket punësimit kemi një numër shumë të vogël. Kemi bashkëpunuar me organizata të kerkojmë programe për aftësimin profesional të kësaj kategorie. Kjo e gjitha për t’i hapur rrugë punësimit. Kemi shumë pak anëtarë nga Down Syndrome Kosova të punësuar, vetëm njëri nga ata është i punësuar në institucion publik tek “Trafiku Urban” thotë Beqiri

Down Syndrome Kosova ka publikuar abetare të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara për të lehtësuar punën e mësimdhënësve.

“Down Syndrome Kosova ka lansuar abetaren e përshtatur për persona me aftësi të kufizuar. Ky projekt është bashkëpunim i Down Syndrome Kosova dhe Down Syndrome Shqipëria. Autor të kësaj abetare janë ekspert të jashtëm, por njëra nga autoret është edhe pjesë e Down Syndrome Kosova, Ermira Shabani të cilën e falenderoj për kontributin e saj. Dy autore të kësaj abetare janë nga Kosova dhe dy nga Shqipëria” shton Beqiri për fund.

Mbi 980 persona në Kosovë janë me Sindromën Down sipas Beqirit, por ky numër nuk është i saktë sepse vazhdimisht ka raste të reja të moshës madhore, të cilët për shkaqe të panjohura nuk lajmërohen nga familjarët./oxygenpress.info