Gjimnazi “Sami Frashëri” kalon në mësim online për dy javët e ardhshme

0
94

Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë nga e hëna do të kalojë në mësim online për dy javët e ardhshme.

Kjo për shkak të rasteve të reja me koronavirus në këtë shkollë.

Shkuarja në mësim online do të bëhet me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Ditëve të fundit në shkollën ‘Sami Frashëri’ kanë rezultuar tre mësimdhënës dhe 12 grupe të klasëve në vetizolim”.

Në Komunën e Prishtinës disa shkolla kanë shkuar në mësim online për shkak të rasteve të reja me koronavirus.

Vetëm sot janë regjistruar 10 të vdekur dhe 914 raste me koronavirus.