Akil Gjakova kalon në gjysmëfinale në Grand Slamin e Tbilisit

0
44

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmë-finale në Grand Slamin e Tbilisit në Gjeorgji.

Ai në çerekfinale mposhti armenin, Ferdinand Karapetian, njofton Klan Kosova.

Pejani është vetëm një hap larg sigurimit të medaljes në këtë turne.

Ai do të përballet në gjysmëfinale me Tsogtbaatar Tsend-Ochir.