Shtyhet sërish ndeshje Ulpiana – Vitia

0
70

Ndeshja e javës së 20-të e Grupit B në Ligën e Parë, ndërmjet Ulpianës dhe Vitisë, e cila ishte paraparë për t’u zhvilluar sot në Shtime është shtyrë.

Komisioni i Garave duke pasur parasysh motin e ligë dhe terrenit me ngrica, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të lojtarëve ka vendosur që ta shtyjë sërish këtë ndeshje.

Termini i ri i saj është vendosur për të dielën, më 28 mars.