Shqipërisë, Qeveria e SHBA-së i dhuron 29 mjete të reja të blinduara, 4 prej tyre autoambulanca

0
234

Nga Niko Peleshi

Batalioni i II i këmbësorisë së Forcës Tokësore si një strukturë në gatishmëri dhe dispozicion të Aleancës, është sot më i modernizuar falë mbështetjes së qeverisë së SHBA.

Plot 29 mjete të reja të blinduara, 4 prej të cilave autoambulanca, u morën sot në përdorim nga Forca Tokësore dhe pritet të shtojnë ndjeshëm aftësitë tona operacionale.

Bashkë me ambasadoren Yuri Kim pamë nga afër këto mjete fjala e fundit e teknologjisë ushtarake, të cilat do të përdoren nga trupat shqiptarë edhe përgjatë stërvitjes ushtarake më të madhe në vendin tonë, “Defender Europe 21”.