ÇKA JANE NEBULAT DHE SI FORMOHEN?

0
998

Çka është Nebula?
Nebula është një fjalë latine qe do te thote “re”.Por kur flasim per universin, nuk behet fjalë për rete qe e mbulojne qiellin tonë.Nebulat apo mjegullnajat nuk jane vetem re nderyjore te perbera prej pluhurit, hidrogjenit, heliumit dhe gazeve te tjera jonizuese, por ato ndryshe cilsohen edhe si rajone ku lindin yjet.Per shekuj me rradhe, galaktikat e largta jane ngatruara me mjegullnajat.

Si formohen Nebulat?
Me larte e permendem qe nebulat krijojn yje te reja.Por, egziston edhe procesi i kundert.Gjate supernoves yjet e hudhin ne hapesire nje pjese te mases se vet dhe nga keto materiale te hedhura formohen nebulat.Por, edhe nga yjet e rendomta sikurse Dielli, ne etape te caktuar te evolucionit, pasi te kalojne ne supergjigante te kuq, krijohen rete e gazit qe zgjerohen ngadale dhe hyjne ne hapsiren nderyjore.

Si klasifikohen Nebulat?
Klasifikimi i nebulave behet ne te qeta, te erreta, planetare dhe nga supernova.

Mjegullnajat e Qeta
Mjegullnajat e Qeta permbajne kufij te percaktuar mire dhe jane quajtur shpesh rajone ISKSH, do te thote permbajne shume hidrogjen te jonizuar.Keto mjegullnaja prodhojne sasi te konsiderueshme te drites nga perberja e tyre dhe jo nga drita e yjeve brenda vetes.

Mjegullnajat e Erreta
Mjegullinat e erreta jane formacione te cilat permbajn sasi te madhe te gazit dhe te pluhurit kozmik prandaj edhe tejdukshmeria e mjedisit eshte e vogel.Per shkak se dendesis se madhe te gazit drita e yjeve eshte me e veshtir te shihet.Ky lloje i mjegullnajave nuk prodhon drite si mjegullnajat e qeta prandaj duken me te errta.

Mjegullnajat Planetare
Mjegullnajat Planetare jane mjegulla, qe formohen nga nje yll i cili shendrrohet ne nje gjigand te kuq dhe pastaj humbet energjine e tij, duke e nxjerre jashte, dhe me pas shendrrohet ne nje yll xhuxh i bardhe.Jane quajtur keshtu per shkak se astronomet e pare menduan se ato jane disqe rreth planeteve, edhe pse keto nuk kane lidhje fare me planetet.

Mjegullnajat nga Supernovat
Supernova ndodh kur nje yll i madh arrin ne fund te jetes se tij, atehere kur fuzioni berthamor ne thelbin e yllit ndalon totalisht.Renia e gazit ne berthamen e yllit shkakton zmadhimin dhe shperthimin e tij.Zgjerimi i gazit formon mjegullnajen.
Gjithashtu vendi me i ftoft i njohur deri tani ne te gjithe universin eshte nebula Boomerang, e cila e ka nje temperatur prej -272 grad Celcius, nje grad me shume se zero absolute./ArmendXani/