Qeveria ndan mjete për punonjësit e Shërbimit Korrektues

0
79

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se është meritor vendimi i Qeverisë së Kosovës, për ndarjet e mjeteve shtesë për punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili gjatë pandemisë ka punuar me kapacitete të plota, ka dëshmuar efikasitet dhe sukses në betejën kundër COVID-19 përbrenda institucionit. Meritor aprovimi i vendimit të sotëm nga kabineti qeveritar për alokimin e mjeteve për kompensimin shtesë mbi pagën bazë për punonjësit e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Falënderoj drejtorin, menaxhmentin, stafin dhe sindikatën që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme gjatë pandemisë”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.