Sanchez: 2021 vit vaksinimi dhe rimëkëmbjeje

0
51

Prej një viti po luftojmë kundër Covid-19, deklaroi kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

”Viti 2020 ishte viti i rezistencës së madhe përballë katastrofës më të madhe të shekullit”, theksoi ai.

”Sidoqoftë, sot vendi ka një horizont të qartë: 2021 do të jetë viti i vaksinimeve dhe rimëkëmbjes, viti i besimit të madh dhe shpresës së madhe për Spanjën”, shkroi Sanchez në Twitter.

Deri tani Spanja numëron 3 183 704 të infektuar me Covid-19./ATSH