Nga 17 marsi ndërpritet transporti publik, transportuesit rrugorë në protesta

0
335

Nga data 17 mars nuk do të ketë transport urban dhe ndërurban në gjithë vendin.

Shoqata e transportit rrugor ka paralajmëruar protestë për shkak të mos përmbushjes të marrëveshjes nga Ministria e Infrastrukturës për subvencionimin e tyre.

Kryetari i Shoqatës së transportit rrugor, Ruzhdi Kurtishaj tha se kanë marrë këtë vendim për shkak të gabimeve të menaxhimit të qeverisë me Covid-19, transmeton KultPlus.

“Me keqardhje dua t’iu njoftoj se nga 17 marsi, ditë e mërkurë, kemi marr vendim për të hyrë në protestë-grevë për shkak të mos përmbushjes së marrëveshjeve ndërmjet shoqatës dhe qeverisë. Jemi një sektor që kemi humbur mjaft në pandemi për shkak të gabimeve të menaxhimit të qeverisë me Covid. Jem atakuar me vendime të qeverisë”, tha Ruzhdi Kurtishaj.

Kurtishaj tha se greva e tyre do të vazhdojë deri në momentin kur do të përmbushen kërkesat e tyre. /paperonair