Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit për dhënie ryshfeti

0
98

Gjykata Themelore në Prizren, përmes një komunikate për media ka njoftuar se e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit R.S., raporton Drejtësia Sot.

R.S.,dyshohet se ka kryer vepër penale “Dhënie Ryshfeti”, ashtu që me datë 09.03.2021, në orët e mbrëmjes në pikën kufitare në Vërmicë, me t’u afruar te sporteli i kontrollit policor, pasi ia dorëzon dokumentet zyrtarit policor, në lejen e qarkullimit të automjetit e kishte future një kartëmonedhë prej 20 € (njëzet eurosh).

Tutje në komunikatë thuhet se, i njëjti i drejtohet zyrtarit policor me fjalët ‘’këto të holla i kam lënë për ju, për qejf, për të pirë një kafe dhe për të më mundësuar ta kalojë kufirin, me ç’rast i pandehuri ndalohet nga policia ku edhe i është sekuestruar përkohësisht kartëmonedha në shumën prej 20 € (njëzet eurosh).

Andaj, gjyqtarja e procedures paraprake Ajser Skenderi, ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh faktin se i pandehuri nuk ka vendbanim as vendqëndrim në Republikën e Kosovës, i njëjti është shtetas i Republikës së Shqipërisë, prandaj nëse i njëjti lihet në liri apo i shqiptohet ndonjë masë më e butë se paraburgimi, i njëjti mund të largohet apo të ik nga Kosova.

Kështu ndaj të njëjtit Gjykata në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaj.