KQZ: Përfundon rinumërimi i 141 vendvotimeve, jemi në pritje të vendimit të Supremes

0
43

Rinumërimi i 134 vendvotimeve, sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) si dhe shtatë të tjerave sipas vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) është përmbyllur gjatë ditës.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Valmir Elezi, zëdhënës për media në KQZ.

“Tashmë jemi në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion”.

“KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë Elezi.