Qendra “Ri-Jeta” u uron festën e 8 Marsit gjithë grave të botës

0
73

Arjeta Musliu nga Ferizaj është adresë e të gjithë konsumuesve të substancave narkotike dhe e familjarëve të tyre.

Ajo është infermiere dhe psikologe, por jo vetëm kaq. Humbi të birin nga konsumimi i substancave narkotike, e tragjedinë e saj e ka kthyer në kauzë.

Duke filluar nga problemet që kishte, ajo po ofron diçka që asaj nuk i ishte ofruar kur kishte nevojë për të birin.

Qendra “Ri-Jeta” është qendra e cila ofron ndihmë për të gjithë konsumuesit e substancave narkotike dhe familjarët e tyre.

Postimi i plotë nga Arjeta Musliu

Unë dhe në emër të NËNAVE TË FORTA të qendrës “Ri-Jeta”,

Gëzuar festa e 8 Marsit gjithë grave të botës.

Gruaja është e fortë, por ka për qëllim të ndryshojë mënyrën se si bota e përcepton forcën.