“Sea-Watch” shpëton 147 migrantë në Mesdhe

0
43

OJQ-ja gjermane Sea-Watch njoftoi sot se kishte shpëtuar 147 migrantë në Mesdhe në brigjet e Libisë, në kuadër të dy operacioneve të shpëtimit të kryera nga anija e saj “Sea-Watch 3”.

“Organizata mori sot në mëngjes 102 migrantë në një anije që po mbytej”, theksoi ajo në një mesazh në Twitter.

“Një ditë më parë, ajo kishte shpëtuar tashmë 45 migrantë, përfshirë 15 të mitur, të cilët po përpiqeshin të arrinin në Europë përmes detit”, shtoi ajo.

“Të gjithë janë të sigurt dhe të shëndetshëm”, theksoi organizata.

“Sea-Watch 3” ka marrë pjesë në shpëtimin e më shumë se 3 000 migrantëve që prej vënies në shërbim në nëntor 2017, sipas të dhënave të OJQ-së.

“Më shumë se 1 200 migrantë kanë humbur jetën në 2020 në Mesdhe”, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (OIM)./ATSH