Suedia kufizon orarin e hapjes për lokalet dhe restorantet

0
102

Suedia njoftoi sot se restorantet dhe lokalet do të mbyllen më 1 mars në 20:30, pavarësisht nëse shesin alkool apo jo, si pjesë e masave për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

“Situata është serioze”, tha kryeministri Stefan Lofven, duke përmendur një shkallë të lartë të përhapjes së infeksionit.

“Ekziston një rrezik i madh për një valë të tretë të infeksioneve. Ne duhet të shmangim mbingarkesën”, shtoi ai.

Si kryeministri, ashtu edhe kreu i Agjencisë së Shëndetit Publik, Johan Carlson, përmendën shqetësime të lidhura me variante të COVID-19 që janë dukshëm më të transmetueshme./ATSH