Gjërat që duhet t’i mbani të fshehura ose t’i fshini nga rrjetet sociale

0
142

Një nga gjërat për të cilat bëni mirë që shqetësoheni është privatësia juaj. Edhe nëse jeta juaj është e lidhur me rrjetet sociale, përpiquni të mbani profil sa më ulët për të shmangur çdo lloj ngacmimi apo cënim të çdo lloji që dëgjojmë rëndom të ndodhë nëpër rrjete sociale. Për t’u ndjerë sa më të mbrojtur kini parasysh që si fillim të fshini dhe të fshihni gjërat më poshtë:

1. Ditëlindjen

Ditëlindja juaj është pjesë e një puzzle të rëndësishëm që përfshin dhe emrin apo adresën tuaj, me të cilat njerëzit mund të hyjnë lehtësisht në llogarinë tuaj bankare dhe informacionet personale.

2. Numri i telefonit

Mundësia më e mirë është të fitoni një admirues të sjellshëm. Në rastin më të keq, një përndjekës që ju telefon pambarimisht.

3. Pjesën më të madhe të “miqve”

Profesori i psikologjisë Robin Dunbar në Oxford thotë se njerëzit mund të ruajnë rreth 150 marrëdhënie të qëndrueshme. Për çfarë i mbani 4000 njerëz në Facebook që nga 2010-ta, kur s’ju lidh asgjë me ta?

4. Fotografitë e një familjari të mitur

Ata duhet të zgjedhin vetë nëse duan apo jo të jenë pjesë e një rrjeti social aq popullor dhe çfarë duan të shfaqin nga vetja.

5. Shërbimet e vendndodhjes

Imagjinojeni pak. Të gjithë e dinë ku ndodheni dhe mund të vinë tek ju për çfarëdo lloj qëllimi.

6. Shefin tuaj

Ai mund të shohë gjithçka bëni, edhe statuset ku ankoheni për punën.

7. Ku dhe kur shkoni me pushime

Mund t’ju vjedhin kur të duan, si ju, ashtu edhe shtëpinë tuaj të lënë vetëm. E kishit menduar kështu?

8. Statusin

Nëse doni të festoni fillimin e një lidhjeje të re, mos e bëni në Facebook. Mund të mos funksionojë dhe ndryshimi i statusit nga ‘në një lidhje’ në ‘single’ mund t’ju bëjë të ndiheni më keq se në fillim.

19. Detajet e kartës së kreditit

Kurrë, kjo nuk është asnjëherë një ide e mirë.

10. Fotot e biletave të udhëtimit

Kjo mund të jetë një mënyrë që të mburreni për pushimet tuaja, por mos u hallakatni shumë. Barkodi në biletën tuaj është unik dhe mund të përdoret për të zbuluar informacionet që i keni dhënë kompanisë së fluturimeve.

Burimi: Pop Sugar, Anabel