SHBA i ribashkohet Marrëveshjes së Parisit për Klimën

0
39

SHBA rihyri sot zyrtarisht në Marrëveshjen e Parisiti për Klimën, gati një muaj pasi presidenti amerikan Joe Biden mori detyrën dhe u zotua të rihynte në marrëveshje.

“Tani, po aq e rëndësishme sa ishte bashkimi ynë në Marrëveshje në 2016 dhe po aq i rëndësishëm sa është ribashkimi ynë sot, ajo çfarë do të bëjmë ne në javët, muajt dhe vitet e ardhshme është edhe më e rëndësishme”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një deklaratë.

“Ndryshimi i klimës dhe diplomacia shkencore nuk mund të jenë më kurrë “shtesa” në diskutimet tona të politikës së jashtme”, shtoi ajo.

Marrëveshja e Parisit u negociua gjatë mandatit përfundimtar të administratës Obama, kur Biden ishte zëvendëspresindent.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja në 2017, duke argumentuar se vendosi shumë kufizime në atë që bizneset amerikane mund të bënin, megjithatë ajo doli zyrtarisht nga marrëveshja vetëm në nëntor 2020.