Shtëpia më e ngushtë në Londër, shitet për 1.3 milion dollarë

0
161

Ndërtesa 5 katëshe me gjerësi 1.8 metra dhe me sipërfaqe 1,034 metra katrorë, ka qenë dikur një dyqan kapelesh. Sipas agjencisë së pasurive të patundshme Winkworth, kjo shtëpi në perëndim të Londrës ka strukturën e një jahti luksoz që shfrytëzon në maksimum hapësirat e vogla.

“Është e çuditshme, e këndshme dhe e shkëlqyer për t’u argëtuar. Filloi si një dyqan kapelesh dhe më vonë u ndryshua nga një fotograf mode,” shprehet David Myers, agjenti i Winkworth.

Sipas agjencisë, bodrumi ka një kuzhinë, një dhomë ngrënieje dhe dyer prej qelqi, ndërsa kati i parë përmban një dhomë pritjeje.

Shkallët spirale të ngjisin në katin e dytë, ku gjendet një dhomë studimi dhe një dhomë gjumi. Në katin e tretë ndodhet tualeti, një dhomë zhveshjeje dhe dushi. Në majë të shtëpisë gjendet dhoma kryesore e gjumit.

Një shtëpi e tillë mund të jetë e çuditshme në Londër, por shtëpitë jashtëzakonisht të ngushta kanë qenë prej kohësh një zgjidhje praktike në vendet ku toka taksohet nga gjerësia, të tilla si Vietnami, Holanda apo Japonia.