Dion Sheqiri: Dua të mësoj nga lojtarët me përvojë

0
226

Për ndeshjet e muajit shkurt janë ftuar edhe dy lojtarët e rinj, Denis Zenelaj dhe Dion Sheqiri. Denisi është 18-vjeçar, kurse Dioni 17-vjeçar.

Ky i fundit luan në skuadrën italiane, Allianz Pallacenastro Trieste, derisa është ftuar për herë të parë nga Kosova A.

“Nuk e kam pritur ftesën, por kam punuar shumë për këtë ditë. Me Kosovën mendoj të japë maksimumin dhe të mësoj nga lojtarët me përvojë dhe nga trajnerët”, është shprehur Sheqiri për faqen zyrtare të FBK-së dhe T7.

Ai foli për dy ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Sllovakisë.

“Ne do të japim maksimumin në të dy ndeshjet. Luksemburgu dhe Sllovakia janë ekipe të forta dhe kanë lojtarë të mirë, por ne do të japim më të mirën”, theksoi Dioni, i cili shtoi se do të mundohet të mësojë nga lojtarët me përvojë.

“Është ndjenjë shumë e mirë. Do të mundohem të mësoj nga qendrat Fisnik Rugova, Gëzim Morina dhe Urim Zenelaj. Do të mundohem të mësoj sa më shumë”, ka thënë Dion Sheqiri.

Dardanët do të luajnë në shtëpi përballë Luksemburgut (18 Shkurt) dhe Sllovakisë (20 Shkurt), në ndeshjet e fundit në Grupin B.

Nëse Dardanët shënojnë dy fitore në dy takimet e zhvilluara, atëherë do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Të gjitha ndeshjet e Dritares së Tretë të Grupit B do të zhvillohen në Prishtinë. Ky ishte vendimi i mëhershëm nga Bordi i FIBA Evropës, duke i besuar edhe një ngjarje të rëndësishme Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Orari

18 Shkurt

16:00 Sllovakia-Islanda

19:00 Kosova-Luksemburgu

20 Shkurt

16:00 Luksemburgu-Islanda

19:00 Kosova-Sllovakia