Ambasada amerikane: Inkurajuese dalja e qytetarëve në votime

0
69

Ambasada amerikanë në Kosovë e ka vlerësuar si inkurajuese pjesëmarrjen e qytetarëve në votimet e sotme.

“Inkurajuese për të parë kaq shumë qytetarë që dalin të votojnë paqësisht sot, pavarësisht nga moti dhe pandemia. Tani është e rëndësishme t’i jepet kohë dhe hapësirë Komisionit Qendror i Zgjedhjeve dhe institucioneve të tjera të Kosovës për të numëruar votat dhe për të bërë punët e tyre”, thuhet në një postim në Facebook të kësaj ambasade.