“Zani Band” do të promovojë albumin e tyre të ri, këtë fundjavë në Prishtinë

0
246

Grupi “Zani Band” i formuar në tetor të vitit 2019 nga Bashkim Kerqeli, vokalist, muzicient  dhe kompozitor dhe Bekim Këpuska muzicient dhe kompozitor do të promovojë albumin me 12 shkurt këtë të shtunë në Rockuzinë në Prishtinë.

Bashkimi dhe Bekimi u bashkuan për të ndërthurur krijimtarinë muzikore që kanë mbledhur gjatë viteve.

Pjesëtarët e “Zani Band” janë: Bashkim Kërqeli-  vokal, Bekim Kepuska- drums, Reshat Beqiri- gitar, Rinon Hoxha- bass dhe Fisnik Hoxha- gitar.

Kënga e parë “Thirre Mendjen” u publikua në nëntor të vitit 2019 me videoklip,  kënga e dytë  “Ëndërr” në tetor të vitit 2020 dhe kënga e tretë “Ti Jeton” u publikua  në dhjetor të vitit që shkoi.

“Zani Band” në janar 2021 në bashkëpunim më shumë muzikantë të njohur nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria ka nxjerrë albumin e tyre “Muret”.

Albumi titullohet “Muret” dhe ka 10 këngë. Këngët e këtij albumi janë: “Thirre mendjen”, “Ëndërr”, “Ti Jeton”,  “Në heshtje”,  “N’Dritare”, “Muret”, “Ditë e natë”, “Përtej Vetes”, “Ke ikur largë” dhe “Atje”.

Këngët gjinden në platforma online si Youtube , Spotify , Deezer , I tunes , Shazam  dhe  Amazon.

Zani Band do të vazhdoj të punojë këngë tē bukura !/oxygenpress.info