Rëra e Saharës arrin në qiellin e Zvicrës

0
634

Rëra e Saharasë sot ka errësuar dukshëm qiellin në pjesë të Zvicrës. Fenomeni nuk është problem për njerëzit, por shkakton më shumë re në qiell, raporton MeteoSwiss.

Pasi përqendrimi i pluhurit nga shkretëtira Afrikane ishte rritur dje, sot edhe më shumë rërë ka mbërritur në Zvicër duke shkaktuar mjegull dhe duke i dhënë dritës një nuancë të verdhë-rozë të qumështit. Meteorologët dhe dëshmitarët okularë postuan foto në rrjetet sociale.

Nesër, një front i ftohtë pritet të ndikojë në Zvicër me ndryshimin e reshjeve dhe masave të ajrit që do të heqin rërën nga atmosfera.

Rëra vjen kryesisht nga vendet e Afrikës Veriperëndimore, përkatësisht Mauritania, Mali dhe Algjeria. Ajo u ngrit në ajër, në një lartësi prej dy deri në pesë kilometra, për shkak të kushteve të motit dhe temperaturave të ngrohta, përpara se të bartej në Zvicër nga erërat e jugut.