Dr. Samire Ademi Lutolli: Nuk është gjithçka pagesa çka është urata e pacientit

0
400

Samire Ademi Lutolli, specialiste e gjinekologjisë dhe obstetrikës, ka folur për shumë tema me rëndësi për shendetin në emisionin OXYGEN Show.

Ajo ka treguar se pas lindjes duhet përkrahur dhe kushtuar kujdes edhe nënës pasi kalon një fazë të vështirë.

 “Kur lind fëmija i gjithë fokusi është tek fëmija duke e anashkaluar nënen e re. Nëna duhet të kujdeset për bebin kurse partneri duhet të kujdeset për nënën.Ne brengosemi shumë kur një nënë e shqetësojnë shumë pas lindjes duke mos e menduar se ajo nënë nuk ka fjetur gjatë gjithë natës ose ka shumë shqetësime.Ne duhet të mendojmë për gjendjen psiko-fizike të nënës.” thotë ajo.

Se si përkujdeset një nënë gjatë kohës kur është shtatzëne për shëndetin sipas Samires luan rol shumë të madh në zhvillimin dhe shëndetin e fëmijës.

“Jeta nuk fillon me lindjen e fëmijëve fillon nga ngjizja. Duhet llogaritur edhe etapat e shtatëzanisë. Nësë më vonë fëmija do të ketë probleme shëndetësore duhet menduar se a është ekspozuar nëna në tym të duhanit gjatë shtatzanisë, me çka është ushqyer duke ruajtur një gjendje shëndetësore solide.” thotë ajo.

Ajo ka diskutuar edhe për depresionin pas lindjes temë e cika diskutohet rrallë dhe anashkalohet ose mohohet nga rastet në fjalë ose rrethi.

“ Pak nga rastet e njohin depresonin pas lindjes, në shumë raste as nëna nuk e vëren gjendjen e saj sepse në shumë raste ne shohim vetëm fotot e bukura me bebin dhe nuk njohim anët tjera. 40 ditët e para janë të vështira pas lindjes duhet ndihmë nga të tjerët dhe mbështetje nga familja. Ka raste të pacientëve që drejtohen për shqetësime të vogla, por ka nga ata që e anashkalojnë dhe e mohojnë kjo ndodh tek depresioni pas lindjes që tentojnë edhe të vrasin veten.” thotë ajo.

Ndarja e roleve dhe përkushtimi ndaj fëmijës luan rol primar sipas Samires duke kontribuar për një zhvillim dhe shëndet të mirë.

“Zoti ta jep titullin prind por funksionin jo. Në Amerikë bëhet një llogaritje për fëmijë e cila kushton rreth 200 mijë dollar. Në Kosovë nuk llogaritet aspekti social, harmonia në familje, shëndeti i nënës, shkollimi. Planifikim llogaritet edhe caktimi i roleve nga prindërit njëri të punoj dhe tjetri të përkushtohet më shumë tek fëmija. Në disa çifte të cilat kanë lëkundje në lidhje fëmija i ndan sepse nuk e përballojnë, por në raste tjera fëmija i lidh çiftet më shumë.” thotë ajo.

Sipas asaj gjidhënia nuk zëvëndësohet dhe të gjitha nënat kanë mundësi të ushqëjnë fëmijët e tyre por duhen trajtuar disa rrethana.

“Qumështi i nënës është i pazëvëndësueshëm për shkak të lidhjes me nënën por edhe vlerave që ka. Rekomandohet deri në 6 muaj fëmija të ushqehet vetëm me qumësht të gjirit. Nëna duhet të përgatitet gjatë shtatëzanisë për gjidhënie.Të gjitha nënat kanë mundësi me e ushqy fëmijën me gji, ka shumë pak raste që nuk munden por ka mjek  që u thonë nuk ke aftësi me e ushqy dhe kjo tek nëna ndikon keq duke menduar se nuk jam e aftë për atë gjë.” thotë ajo.

Samirja ka diskutuar mbi çasjen që duhet përdorur me pacientin pasi ka rëndësi të veqantë duke treguar se uratat e pacientit e bëjnë të ndihet më mirë se pagesa.

“Ne kemi realizuar aktivitete humanitare kudo kemi qenë si në Shqipëri edhe në Bosnje. Nuk është gjithçka pagesa çka është urata e pacientit.Qasja e mjekut është gjithçka sepse ka raste kur ka ndikim shumë tek pacienti. Të gjithë vizitojnë mjekun për të gjetur zgjidhje por jo çdo mjek është shërues kështu së paku të del me dinjitet dhe fjalë të mira pasi i je qasur mirë.” thotë ajo.

Samire Ademi Lutolli tregon kur duhet bërë vizitë tek gjinekologu.

“Një femër duhet të vjen në vizitë tek gjinekologja sapo të filloj me marrëdhënie seksuale, por rekomandohet edhe vajzat e reja të vijnë për konsulta sepse ka që nuk e njohin trupin e tyre dhe u duhet konsultë dhe bashkbisedim. Ka një mungesë të edukatës dhe dijes seksuale dhe nuk duhet mësuar vetëm në biologji duke u refuzuar të futet si lëndë edukata seksuale. Vajzat e reja durojnë dhimbje të ciklit menstrual, nuk janë të përgatitura për marrëdhënie seksuale andaj duhet konsulta me gjinekologun të edukohen në këto gjëra.” thotë ajo.

Lutolli tregon se a ka shërohet kanceri i qafës së mitrës dhe si mund të parandalohet me kontrolla.

“Kur gjendet në fazën parakanceroze, 99 % te rasteve është i shërueshëm me trajtimin dhe ndjekjen e duhur, zakonisht nuk ka simptoma në fazat e hershme dhe anashkalohen kontrollat gjinekologjike ose nuk lajmërohen te gjinekologu me kohë. 90 përqind të rasteve me kancer të qafës së mitrës mund të ishin kapur me kohë dhe numri i vdekjeve nga ky shkak do të ishte ulur në minimum” thotë ajo./oxygenpress.info