KQZ mblidhet sot për të proceduar pas vendimeve të Supremes

0
44

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë dje për klankosova.tv se ata do të veprojnë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme rreth ankesave të partive politike pas moscertifikimit të listave zgjedhore.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të lexojë me vëmendje të gjitha vendimet e Gjykatës Supreme dhe ashtu siç e kemi bërë të ditur qysh në fillim të fazës ankimore: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme”.

“KQZ, besoj se do të mblidhet gjatë ditës së nesërme për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme dhe për këtë do t’iu njoftojmë me kohë”, ka thënë Elezi.