Gjermania i mbyll kufijtë për pesë vende

0
817

Gjermania nga e shtuna do t’i mbyll kufijtë e saj për personat që vijnë nga pesë vende që kanë numër të madh të të prekurve nga mutacioni i ri i COVID-19,thuhet në një vendim të Qeverisë të këtij shteti.

Hyrja do t’iu ndalohet në udhëtimet nëpërmjet detit, tokës dhe fluturimeve me aeroplan.

Shtetet që nuk kanë drejtë të hyjnë në Gjermani janë Britania e Madhe, Irlanda, Brazili, Portugalia dhe Afrika e Jugut.

Në njoftimin e Qeverisë së Gjermanisë thuhet se kjo masë do të jetë deri më 17 shkurt të vitit 2021, shkruan Euronews.