Një spital gjerman futet në karantinë pas shpërthimit të variantit të ri të COVID-19

0
145

Një spital gjerman është futur nw karantinë pas shpërthimit të një varianti të koronavirusit.

Vivantes Humboldt-Klinikum në Berlin tha në një njoftim për shtyp se ndaloi pranimet e reja të pacientëve të premten, shkruan CNN.

Spitali gjithashtu ka vendosur stafin në një të ashtuquajtur “karantinë udhëtarësh”, duke organizuar një transferim për 1 mijë e 700 punonjësit e saj, të cilët kanë për qëllim të udhëtojnë vetëm midis spitalit dhe shtëpive të tyre.

Po ashtu spitali po trajton edhe blerjen e ushqimit për personelin.

Spitali fillimisht tha në një njoftim për shtyp se 14 pacientë dhe gjashtë anëtarë të stafit ishin testuar pozitivisht për variantin SARS-CoV2 të tipit B.1.1.7 – variant që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar – në mjekësinë e brendshme dhe departamenti i kardiologjisë.

“Infeksioni mund të rrjedh nga një histori udhëtimesh. Në mënyrë që të mbrojmë pacientët dhe punonjësit nga infeksioni i mundshëm, klinika ka vendosur një ngrirje të menjëhershme të pranimit në këtë repart përveç masave të përcaktuara të higjienës, ”tha spitali.

“Për shkak të masave të rrepta të higjienës dhe izolimit të drejtpërdrejtë të të prekurve, procesi i infeksionit ishte në gjendje të kontrollohej.”

Spitali ka testuar të gjithë pacientët që nga e diela, si dhe izoloi menjëherë pacientët që shfaqin simptoma të COVID-19.