Franca, Gjermania dhe Britania dënojnë tentimin për sulme ajrore në Rijad

0
475

Qeveritë e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar denoncuan sot përpjekjet për sulme ajrore në Rijad të Arabisë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe dënojnë fuqishëm tentimin për sulme ajrore në Rijad më 23 janar të vitit 2021”, theksuan të tre vendet në një deklaratë të përbashkët.

“Përhapja dhe përdorimi i raketave dhe dronëve minojnë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, për të cilin jemi angazhuar fuqimisht”, thuhet në deklaratë.

“Ripërsërisim lidhjen tonë të vendosur për sigurinë dhe integritetin e territorit saudit”, thuhet më tej.

Koalicioni i udhëhequr nga sauditët në Jemen të shtunën bëri të ditur se ka rrëzuar një objektiv ajror të qëlluar drejt kryeqytetit saudit Rijad.

Koalicioni nuk dha detaje të mëtejshme, por media saudite tha se shënjestra ishte një raketë e qëlluar nga rebelët Huthi në Jemen.

Nuk ka prononcim nga grupi Huthi për këtë raport.

Rebelët që lidhen me Iranin vazhdimisht kanë njoftuar sulme me raketa dhe dronë në territorin saudit si përgjigje të asaj që ata thonë sulmeve të udhëhequra nga sauditët ndaj Jemenit./aa