Infektimi me Covid: Të folurit (pa maskë) është po aq i rrezikshëm sa kollitja

0
145

Të flasësh me dikë që është i infektuar me koronavirus mund të jetë po aq e rrezikshme sa kollitja, sugjerojnë studimet e fundit.

Covid mund të përhapet përmes disa rrugëve, duke përfshirë spërklat që përmbajnë virusin të cilat lëshohen në ajër kur një person i infektuar merr frymë, flet ose kollitet – një faktor që ekspertët thonë se shpjegon pse Covid duket se përhapet më lehtë në ambientet e brendshme.

Teksa pikat e mëdha bien në tokë në distanca të shkurtra, pikat e vogla, të njohura si aerosole, mund të mbajnë virusin në distanca më të mëdha se dy metra.

“Keni nevojë për maska, keni nevojë për distancë fizike dhe keni nevojë për ventilim të mirë, në mënyrë që këto grimca të mos grumbullohen në hapësira të brendshme dhe të largohen në mënyrë të sigurt”, tha Prof. Pedro Magalhaes de Oliveira nga Universiteti i Cambridge-it dhe bashkëautor i studimit.

Ekipi shtoi se një orë pasi një person i infektuar ka folur për 30 sekonda, aerosolet përmbajnë shumë më shumë masë virale sesa pas një kollitje – duke shtuar se në hapësira të vogla dhe pa ajrosje kjo mund të jetë e mjaftueshme për të shkaktuar infektim me Covid.

Burimet: Guardian, The Irish Times, Anabel