KB Trepça: Transferon ish-basketbollistin e Olimpiakosit

0
74

Klubi i Basketbollit Trepça po vazhdon të përforcohet për pjesën e mbetur të stinorit në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

“Minatorët” kanë zyrtarizuar transferimin e basketbollistit malazias, Ivan Koljeviq i cili i është bashkuar skuadrës mitrovicase.

Ivan në të kaluarën e tij ka qenë pjesë e skuadrës së njohur greke, Olympiacosit, si dhe ka bërë karrierë te Bilbao Basket, Lietuvos Rytas dhe para se t’i bashkohet Trepçës ka luajtur te Zeta.

Gjithashtu, në faqen zyrtare të klubit thuhet se Ivan është asistuesi më i mirë i ligës dhe është ndër tre koshashënuesit më të mirë në Malin e Zi.