Blejë një pikturë, ndihmo Yllkën, për shërimin e saj të kushtueshëm

0
176

Yllka Leti nga Prishtina përmes talentit për artin, po ndihmon familjen për blerjen e barërave për sëmundjen që ka. Ajo vuan nga Fibroza Cistike (sëmundje që prek organet e brendshme). Terapia e saj është shumë e kushtueshme. Madje, medikamentet për këtë sëmundje nuk gjenden në Kosovë.

Yllka nuk dëshiron që ndihma të jepet në formë të lëmoshës, por përmes blerjes së pikturave të saj.

Në emisionin Oxygen, Yllka ka thënë se nuk do të ndalet me këtë art.

Ajo shumë shpejt do e hap edhe ekspozitën e saj.

Blejë një pikturë, ndihmo Yllkën!