“Askush nuk të ka tradhëtuar në jetë më shumë sesa ti e ke tradhëtuar veten”

0
55

Kur ta kalosh fazën e fajësimit të çdokujt dhe gjithçkaje tjetër për gjërat që nuk kanë shkuar si duhet në jetën tënde, arrin një një përfundim të frikshëm por shumë të nevojshëm: Askush nuk të ka tradhëtuar në jetë më shumë sesa ti e ke tradhëtuar veten. Ta them këtë edhe një herë: Askush nuk të ka tradhëtuar në jetë më shumë sesa ti e ke tradhëtuar veten.

Ndalo së fajësuarit të tjerët dhe shikoje rolin që ti ke luajtur për të arrirë këtu ku je. Sigurisht që njerëzit kanë faj për gjërat e këqia që t’i kanë bërë, por në shumë raste – më shumë nga sa duam ta pranojmë – edhe ne kemi shumë përgjegjësi.

Fajësimi i të tjerëve të vendosë në një paralizë të keqardhjes për veten. Kjo është një zgjedhje. Varet nga ti se a do të zgjedhësh të zhytesh në keqardhje e mjerim apo do të ngrihesh e do të ecësh përpara. Përpara lëviz duke pranuar gabimet që ke bërë. Rregulloje, mos e përsërit dhe përmirësohu. Dhe hapi i parë i kësaj është ta pranosh që është në rregull të gabosh. Është në rregull të jesh gabim. Përderisa e rregullon gabimin, e përmirëson të keqen and rimëkëmbesh nga humbja. Pranimi i fajit dhe të qenit i vetëdijshëm për gabimet është shumë më çliruese sesa fajësimi i vazhdueshëm i të tjerëve.

@Gratë