Lamtumirë Mr Bean, një epokë merr fund me ty

0
1379

Personazhit të dashur, Mr Bean na duhet t’i japim lamtumirën. Aktori që e ka interpretuar prej dekadash, Rowan Atkinson ka rrefyer në një intervistë për ‘Radio Times’ që nuk do e shohim më si Mr Bean. Arsyeja pse hoqi dorë nga roli më i dashur për publikun është digjitalizimi.

“Jemi të ekspozuar ndaj një spektri opinionesh dhe kjo është shumë e rëndësishme, por në kohët e sotme digjitalizimi i ka kthyer përdoruesit në një turmë që endet ‘rrugëve’ duke kërkuar për njerëz që t’i djegin. Është e frikshme për këdo që të bjerë viktimë e kësaj turme ndaj kjo gjë më ka mbushur me shumë frikë për të ardhmen”, shprehet Rowan.

Mbase ka të bëjë edhe fakti që Mr Bean është një personazh relativisht i vjetër në sytë e publikut, e mbase frika se njerëzit janë mërzitur duke e parë e ka shtyrë aktorin edhe më shumë drejt vendimit të papritur, por diçka është e sigurt, për Mr Bean nuk ka më kthim mbrapa. Të gjithë ju që i adhuroni aventurat e personazhit fëmijnor dhe arushit të tij Teedy duhet të kënaqeni me ato që tashmë qarkullojnë online dhe në TV./ revistawho.com