A ka ndonjë mënyrë të sigurt për të festuar Vitin e Ri?

0
48

Disa mjekë e kanë cilësuar mbrëmjen e Vitit të Ri si “ëndërr për Covid-in”.

“Zërat e lartë për të dëgjuar zërin tuaj dhe tjetrin, nga muzika, mungesa mbajtjes së maskave dhe ambientet e mbyllura. Fakti që njerëzit do pijnë alkool, që mund t’i sjellë më pranë njëri-tjetrit. Të gjitha këto janë perfekte për SARS-CoV-2”.

Gjithë faktorët e lartpërmendur janë arsye të rëndësishme se pse nuk duhet të mblidhemi këtë prag festash.

Por, a ka ndonjë mënyrë për të festuar dhe për të qenë të sigurt njëkohësisht?

CDC ka një listë të gjatë të ideve se si mund ta festojmë Vitin e Ri në mënyrë te sigurt. Ata sugjerojnë:

– Bëni një festë virtuale me miqtë.

– Planifikoni një numërim mbrapa, kur të jeni afër mesnatës. Fqinjët do të dalin jashtë dhe do brohorasin nga dritaret/ballkonet e shtëpive të tyre.

– Gatuani ushqime speciale dhe shpërndajini disa prej tyre tek miqtë dhe të afërmit.

– Shihni programe argëtuese në TV apo internet.

– Telefononi dhe dërgoni mesazhe urimi të përzemërta të njerëzit e dashur, duke iu uruar atyre një vit të mbarë.

– Dëgjoni muzikë në shtëpi, pa zë shumë të lartë, për të sjellë atmosferën që duhet.

Ekspertët e shëndetit thonë se “sapo të fillojmë të vaksinohemi, do jemi në një pozitë shumë më të mirë nga mesi i vitit të ardhshëm.

Burimi: CNN, Anabel