SBASHK kërkon nga 100 euro për mësimdhënësit

0
58

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka kërkuar që të përfshihen në shtesat prej 100 eurosh.

Shkak për këtë e konsiderojnë numrin e madh të të infektuarëve në shkolla në më pak se katër muaj sa u mbajt mësim fizik.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari, paralajmëroi se para fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, do të mbahet një mbledhje ku do të vendoset se çfarë të veprohet.

Në qeveri thanë se kërkesa të tilla duhet të kalojnë përmes Ministrisë së Arsimit, ndërkaq të këta të fundit nuk përgjigjen nëse do të veprojnë sipas kërkesës së mësimdhënësve.

Kërkesa të tilla nga SBASHK, në të kaluarën janë pasuar edhe nga greva./KlanKosova